75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Publikohet ‘Deja Vu’ nga Kida dhe Lyrical Son

Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur nga dyshja e njohur, këngëtarja Kida dhe reperi Lyrical Son.

Kënga e re me titullin ‘Deja Vu’ është realizuar edhe me videoklip i cili është punuar nga Alban Selimaj, muzika nga K Master ndërsa për tekstin është përkujdesur Lyrical Son dhe Erno.

Kida si çdo herë erdhi atraktive dhe mahnitëse në dukje, projekti i ri tashmë mund ta gjeni në kanalin ‘Youtube’.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë në mes të dy artistëve./Indeksonline/