75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbyllen qendrat e votimeve në katër komunat veriore

Ka përfunduar votimi në katër komunat veriore. Tashmë katër qendrat e votimit janë mbyllur.

Ndryshe sipas DnV procesi zgjedhjeve për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok ka shkuar në mënyrë të rregullt.

Dalja në votime deri në ora 16:00 ishte 35%. Në Zubin Potok dalja e qytetarëve për të votuar ishte 39%, në Zveçan 38%, Leposaviq 34% dhe në Mitrovicën veriore 33%.

Drejtoria rajonale e policisë në veri sot është përforcuar me pjesëtarë të policisë dhe nga regjionet e tjera të Kosovës, ku mbi 650 pjesëtarë të policisë së Kosovës në katër komunat veriore u përfshinë nga orët e hershme të mëngjesit dhe deri  në përfundim të procesit.

Vendvotimet u hapën në ora shtatë të mëngjesit, ndërsa tashmë fillon procesi i numërimit të votave./Indeksonline/