KQZ tregon përqindjen e daljes në votime sipas komunave, nis edhe afati i ankesave
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur konferencën e radhës sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor na katër komunat veriore.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se në se në 87 vendvotime të këtyre katër komunave janë mbyllur të gjitha kohën e paraparë , pra në ora 19:00. Daka gjithashtu ka bërë të ditur të dhënat nga dalja e qytetarëve në zgjedhjet e sotme, ku deri në ora 19.00 kanë votuar gjithsej 42.42 për qind.
“Procesi i votimit në katër komuna është zhvilluar pa ndonjë problem.Të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme e shfrytëzuan 24.595 apo 42.42 për qind qytetarë me të drejtë vote nga gjithsej 57.983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet e tetorit deri në të njëjtën kohë kishin votuar 23.981 votues apo 41.90 për qind”, tha Daka.
Tutje e njëjta deklaroi se sipas komunave kjo është dalja e votuesve sot:
Leposaviq: 41.57%
Zubin Potok: 50.74%
Zveçan: 48.17%
Mitrovicën veriore: 38.74%
“Në emër të KQZ-së falënderoj komisionerët dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve për punën emirë si dhe inkurajojë që gjatë procesit të votimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e votimeve”, shtoi Daka.
Tutje e njëjta tha se në ora 19:00 ka filluar zyrtarisht edhe afati 24orrësh për paraqitjen e ankesave lidhur me procesin zgjedhor të sotëm./Indeksonline/