Arnold Schwarzenegger nuk planifikon ta padis personin që e goditi
Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger thuhet se nuk do ta padis personi i cili e goditi gjatë një eventi në Afrikën e Jugut.
71 vjeçari ishte duke biseduar me fansat të shtunën që lamë pas kur një person e goditi nga prapa, shkruan Indeksonline.
Sidoqoftë të dielën, Schëarzenegger deklaroj se nuk e ka në planë të ngreh padi ndaj tij duke e lënë të kalojë kjo situatë.
Në një video e cila u shprënda në rrjetet sociale, shihet aktori i njohur Hollyëood-ian teksa po fotografohej me adhuresit e tij, kur goditet nga prapa me të dyja këmbët nga një person I paidentifikuar.
“Shumë prej jush keni kërkuar, por unë nuk po ngre akuza. Unë shpresoj se ky ishte një thirrje për zgjim dhe se sulmuesi do të kthehet në rrugën e duhur”, ka shkruar aktori në llogarinë personale në Tëitter.
Kujtojmë që organizata‘The Arnold Classic Africa’organizohet çdo vit në muajin maj që organizon sporte luftarake dhe sportet të tjera./Indeksonline/