Heroi i Feronikelit: Humbja me Ferizajin na hapi sytë
Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha është më se i lumtur për titullin kampion në Kosovë. Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen finale të Superligës së Kosovës në “Rexhep Rexhepi”.
Ndeshjen vendimtare për titull e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0 për t’u shpallur kampion.
Ndërkaq, Rexha thotë se humbja ndaj Ferizajt javë më parë ishte pikë kthese për skuadrën e tij.
“Ferizaji na ka hapur sytë shumë si skuadër. Por edhe Ferizaji pas fitores ndaj nesh, i ka fituar të gjitha ndeshjet deri në fund”, tha Rexha në ‘Dueli Sportiv’.
“Prej atij momenti kemi pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm”, vlerësoi Rexha.
“Sa i përket strategjisë së trajnerit, ndaj FC Prishtinës ka përdorur një strategji të mirë”, pohoi Rexha.
“Kemi mbyllur krahun e djathtë, dhe kemi sulmuar në krahun tjetër”, shtoi Rexha.