Majmunët duke shijuar pishinën sikur të ishin fëmijë
Dy majmunë luajtën në pishinën e një shtëpie në Afrikën e Jugut, sikur të ishin fëmijë të vegjël.
Garth Bradley, ka qenë duke qënduar në zyrë, teksa pa prej dritares një prej gjallesave që u ngjit në oborrin e vogël prapa shtëpisë.
“Menjëherë i kontrollova dyert, nëse janë të mbyllura, sepse mund të hynin për ndonjë ushqim të shpejtë në kuzhinë. Pastaj i shikoja se si freskoheshin”, citohet të ketë thënë Bradley.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen majmunët duket u futur në pishinë, teksa njëri prej tyre qëndron edhe anash duke pirë ujë.