75 Mall Live Search
10:18 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Vrasja e shqiptarëve në Burgun e Dubravës, një nga krimet monstruoze të kryera në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajtur “krimi më i egër kundër njerëzve tashmë të privuar nga liria”, vrasjen e 160 të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj në 20- vjetorin e vrasjes ka thënë se mos dënimi i krimit të kryer nga forcat serbe është dëshmi se Serbia nuk mund të ballafaqohet me krimet e veta.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vrasja e 160 të burgosurve shqiptarë dhe plagosja e 200 të tjerëve në burgun e Dubravës, 20-vjet më parë nga forcat serbe është krimi më i egër kundër njerëzve tashmë të privuar nga liria.

 Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilin askush nuk është gjykuar, edhe përkundër qindra dëshmitarëve të mbijetuar dhe dëshmive të pamohueshme.

Është skajshmërisht e dhimbshme që edhe sot pas dy dekadash drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtij krimi barbar.

Mosdënimi i këtij krimi të përmasave gjenocidale dhe mohimi i tij është dëshmi se shteti serb nuk do të ballafaqohet me krimet e veta. Kosova nuk do të ndalet kurrë në kërkim të drejtësisë.