75 Mall Live Search
17:03 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës ka hetuar mbi 12 ndeshje për kurdisje, sipas tyre “Gjithçka është e pastër”

Pas shkrimit të Indeksonline në lidhje me dyshimet për kurdisje të disa ndeshjeve në Superligë, ka reaguar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, organet e rendit kanë hetuar mbi 12 ndeshje por nuk kanë gjetur asnjë parregullësi, përveç duelit të Ligës së Parë, Trepça – Fushë Kosova.

Sipas tyre nuk ka prova apo dëshmi që vërtetojnë trukimet e ndeshjeve.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës.

“Lidhur me njoftimet e juaja për dyshime në trukime – kurdisje të ndeshjeve në mbi 12 ndeshje të Super Ligës dhe Ligës së parë, ju informojmë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme Ligjore e procedurale lidhur me njoftimet / paralajmërimet në fjalë.  Gjatë aktiviteteve policore preventive e hetimore para, gjatë e deri në përfundim të secilës ndeshje , ju informojmë se nuk është siguruar ndonjë informatë apo dëshmi që shpien deri tek ndonjë element të Veprës Penale, në përjashtim të një ndeshje ajo në mes të KF Trepça vs KF Fushë Kosova ku raportin e veprimeve të caktuara Polici – Prokurori e gjeni në vazhdim.

Mbi dyshimet për kurdisjen e ndeshjes futbollistike te Ligës se Parë te Futbollit të Kosovës në mes të KF Trepça vs KF Fushë Kosova të luajtur me datën 25.02.2019 ne Mitrovicë, ju informojmë se sipas provave dhe dëshmive të siguruara gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore kemi identifikuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.  Te cilët me datën 25.02.2019 në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ose nuk i kanë përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelin të drejtat e personit tjetër. Personat e lartcekur dyshohet se ne bashkëveprim kanë kurdisur rezultatin e kësaj ndeshje futbollistike dhe po ashtu kanë bërë shkelje procedurale me qëllim të cilat janë evidentuar ne Protokollin Zyrtar të ndeshjes për ti mundësuar ekipit mysafir KF Fushë Kosova që ti fitoj pikët në tavolinë me rezultat zyrtar pas përfundimit të ndeshjes , gjë e cila edhe ka ndodhur.

Lidhur me rastin në fjalë pas konsultimeve me Prokurorin e Prokurorisë Themelore ne Mitrovice dhe shqyrtimit të lëndës për veprimet e ndërmarra deri tani, për këtë rast është ngrit kallëzim penal ndaj katër personave. Lidhur me këtë rast për më shumë detale mund të adresoheni në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.”

/Indeksonline/