Gold Ag paralajmëron bashkëpunimin me Hysni Klinakun
Gold Ag shumë shpejtë do t’sjellë projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram.
Ky projekt që mbanë titullin “Lulëkuqe e Pashtrikut” do të jetë bashkëpunim me këngëtarin Hyni Klinakun.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi, orkestrimin Alban Furtuna, ndërsa videoklipi do të promovohet më 26 të këtij muaji në qytetin e Vitisë, e më pas në Youtube në orën 12:00 po atë ditë./Indeksonline/
