“Kthema Zot, kthema kohën ta takoj”, remix-i që arriti të bëhet hit
Një nga këngët më të dëgjuara dhe më të pëlqyera të momentit është ajo “Kthema Kohën”, e ripërpunuar nga producenti kosovar, Cricket e kënduar nga Numen.
Ky remix pa videoklip, arriti të bëhet hit, teksa vetëm në kanalin Youtube për një javë është klikuar afër 4 milionë herë në kanalin Youtube.
Ndryshe, “Kthema Kohën” është projekti muzikor i Shyhrete Behlulit, një nga këngët më të ndjera dhe baladat më të pëlqyera të bilbilit të këngës popullore./Indeksonline/