“Jam 24 vjeçe dhe nuk do bëhem kurrë nënë! Doktorët diagnostikuan me vonesë kancerin e mitrës”
Kanceri vazhdon të prekë numër të madh njerëzish gjithandej botës. Kësaj radhe me kancer është diagnostikuar një 24 vjeçare.
Kështu një ditë kur po qëndronte në rradhë për të hipur në avion për një udhëtim të gjatë, Lydia Brain preku pjesën e pasme të këmbëve.
Ajo u tmerrua kur pa se gjaku po i rridhte nëpër gjunj. E njëjta nga Londra Veriore kishte patur shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual, por nuk e mendonte kurrë si dicka të rëndë.
Iu deshën më shumë se dy vitesh që të zbulonte se vuan nga kanceri i mitrës. Ajo zgjodhi të tregojë historinë e saj që të japë shenjat për vajzat e tjera, të cilat mund ta parandalojnë. Fatkeqësisht, Lydia thotë se e zbuloi shumë vonë, prandaj nuk mund të bëjë kurrë fëmijë.
“Nuk e mendoja kurrë që kisha kancer, madje as mjekët nuk e mendonin këtë. Simptomat e mia filluan fillimisht kur isha rreth 20 vjeçe, kisha puçrra dhe disa gjëra të tjera dhe po testohesha për cistet në vezore. Ishte goditja më e madhe. Me të vërtetë kisha shpresuar se një ditë do të isha në gjendje të bëja fëmijë”, u shpreh Lydia.
Ky është kanceri i katërt më i shpeshtë tek gratë në Britani, i cili prek 9.300 femra çdo vit.
Shenjat që tregojnë se keni të njëjtën sëmundje
– dhimbje e shpinës, këmbëve ose legenit
– humbja e oreksit
– lodhje
– të përziera
– dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
– dhimbje gjatë seksit
– Femrat para menopauzës mund të kenë periudha më të rënda se zakonisht ose shumë gjakderdhje