75 Mall Live Search
21:28 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Limaj: Përplasja mes Thaçit e Haradinajt po e dëmton vendin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e ftohta mes udhëheqësve të vendit.

Limaj ka thënë se përplasja mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, “po e dëmton vendin”.

Haradinaj ka deklaruar mbrëmë në të njëjtin emision televiziv se me Thaçin është “i prishur”.

Limaj po ashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar të gabuar udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.

Sipas Limajt, Haradinaj ka gabuar që ia ka lëshuar Thaçit kompetencat për dialogun.

Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk e di se si dhe nga kush lindi tema e “korrigjimit të kufijve”. /t7/