75 Mall Live Search
22:22 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Bizhuterit e Rita Orës në vlerë 3.5 milionë dollarë harrohen në aeroplan

Një grua ka harruar në aeroplan bizhuteri me vlerë 3.5 milionë euro, të cilat shtëpitë e arit i huazuan për shfaqjen e këngëtares Rita Ora në festivalin e filmit të Kanës.

Kur u largua nga aeroporti në Nisë më 16 maj, gruaja e caktuar të transferonte stolitë për këngëtaren Rita Ora, e kuptoi se kishte harruar bagazhin bashkë me arin, tha një burim i njohur me rastin për AFP.

“Vetëm dikush me kokë në re mund të harrojë miliona në aeroplan”, tha me shaka një oficer policie.

Sipas këtij zyrtari, valixhja u kthye në Londër, ku pronarët morën bizhuteritë e tyre.