Familja Kardashian pozojnë së bashku për koleksionin e ri të Kylie Jenner
Pak kohë më parë, Kylie Jenner u bë miliarderja më e re në botë e gjithë kjo fal një karriere të suksesshme dhe linjës së saj të produkteve të bukurisë, Kylie Cosmetics.
Ndërsa, së fundi Kylie ka lansuar edhe produktin më të ri ‘Kylie Skin’ për të cilin ka pozuar së bashku me motrat e saj Kim, Kourtney, Khloe dhe nënën e tyre, Kris Jenner.

Të veshur në ngjyrat rozë, femrat e familjes së famshme as këtë herë nuk zhgënjyen me pamjen.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ato përfshihen në reklamimin e produkteve të Kylie, janë Kim dhe Kendall ato që shpesh herë kanë qenë pjesë e promovimit të ‘Kylie Cosmetics’./Indeksonline/
