75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Roma kërkon portier, preferon një grek!

Roma është vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.

Largimi i Alisson te Liverpool verën e kaluar duket se ka lënë gjurmë te verdhekuqtë dhe afrimi i Robin Olsen për të zëvëndësuar brazilianin, duket se nuk ka qenë një zgjedhje e duhur.

Suedezi javët e fundit ka qendruar në stol dhe në vend të tij është preferuar Mirante, i përzgjedhur fillimisht si portieri i dytë i skuadrës. Megjithatë drejtuesit i kanë idetë e qarta dhe në verë pritet të afrojnë një tjeter portier.

Emri i parë në listë është ai i gardianit të Benficës, Odisseas Vlachodimos. 25-vjecari ka bërë paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, ku në 50 takime ka arritur ta mbajë portën të pa prekur në 19 raste.