75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

FFK jep paga vjetore në shtatë shifra – Agim Ademi jep sqarimin

Federata e Futbollit e Kosovës vitin e kaluar ka pasur buxhetin më të madh në historinë e saj, kurse UEFA dhe FIFA vazhdojnë të jenë dy kontribuuesit më të mëdhenj në buxheti ne futbollit të Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në intervistën edhe në mbrëmë në emisionin Click në RTV 21 pranoi se FFK ka pasur buxhet rreth 11 milion Euro, nga të cilat mbi 2 milionë Euro shkojnë në paga.

I pyetur se “kush paguhet 2 milionë Euro në vit nga futbolli i Kosovës”, Ademi pohoi se “në vitet e para të anëtarësimit kemi pasur buxhet më të madh sepse kemi pasur më shumë projekte, p.sh 3 milionë janë të dedikuara për kampin nacional, sepse buxheti caktohet për projekte të veçanta, jo si një tërësi”. Ademi sqaroi se mbi 1,5 milionë Euro janë të dedikuara për ekipet kombëtare nga UEFA dhe 500 mijë Euro nga Qeveria dhe këto para janë të dedikuara për lojtarët.

“Pagat e stafit në FFK janë nga 400-500 deri në 1200 Euro, kurse në vijën e shpenzimeve të pagave, në këta 2 milionë Euro përfshihen edhe pagat e selektorëve, mëditjet e gjyqtarëve he delegacioneve dhe shpenzime të kësaj natyre” shtoi Ademi transmeton Insporti.

Selektori i ekipit kombëtar A Bernard Challandes është i vetmi punëtor në FFK që ka pagë vjetore gjashtë shifrore, kurse shpenzimet e kombëtares A, përfshi pagat, udhëtimet dhe akomodimet kalojnë shifrën prej 1 milion Eurove sipas të dhënave nga FFK-ja.