75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Sa ka borxhe Kosova brenda dhe jashtë vendit?

Përkundër që ka kaluar shifrën e një miliardë eurove, Kosova vazhdon të ketë borxhin më të vogël publik në rajon.

Ministria e Financave, në një përgjigje për “Indeksonlione” ka konfirmuar që borxhi publik i Kosovës shkon në 1 miliard e 115 milionë euro sipas të dhënave të fundit të datës 31 mars 2019-të.

Nga kjo shumë, 701.58 milionë euro është borxh i brendshëm, ndërsa 414.11 milionë euro është borxh ndërkombëtar.

Sipas këtij dikasteri ecuria e borxhit krahasuar me pesë mujorin e vitit të kaluar  është duke u zhvilluar tërësisht në përputhje me legjislacionet në fuqi dhe siç e parasheh borxhi shtetëror, po ashtu I paraparë në kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe ligjin vjetor të buxhetit.

Në pyetjen se a pritet të rritet apo të shënoj ulje gjatë këtij viti, ministria në përgjigjen e saj tha se treguesi borxh/BPV është 16.28%, përkatësisht I ngjashëm me nivelin e para dy viteve.

Borxhi publik I Kosovës ende është në suaza të kërkesave ndërkombëtare.

Por çka është borxhi publik?

Borxhi publik është borxh i qeverisë që është marrë brenda apo jashtë vendit me qëllim të zhvillimit.

Nëse merr hua nga huadhënësit e brendshëm atëherë kategorizohet borxh I brendshëm. Ndërsa nëse merr nga bankat botërore apo institucione tjera financiare ndërkombëtare atëherë është borxh ndërkombëtar./Indeksonline/