75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky është ushtari i radhës që ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së, Flamur Hoti është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Veterani i luftës nga Prizreni, Flamur Hoti ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Hagë, transmeton Indeksonline.

Hoti për “RTV Besa” ka thënë që së bashku me avokatin e tij, Bashkim Nevaztin do të niset për në Hagë me 28 maj.

“Kjo është edhe një sfidë për ne ushtarët e lirisë, Tani e 20 vite punojë në Brigadën e Zjarrfikësve dhe nuk e di pse si tani pas dy dekadash kjo Gjykatë me padrejtësitë e veta dëshiron të na sfidojë.”, u shprehë Hoti

“Unë e di se ne kemi bërë luftë të pastër dhe pastërtinë e luftës tonë do të mbrojmë me çdo çmim.”, tha ai./Indeksonline/