Historike, Lionel Messi fiton “Këpucën e Art” për të gjashtën herë
Lionel Messi po vazhdon që të bëjë histori në futbollin botëror.
Futbollisti i Barcelonës ka arritur të fitoj çmimin për golashënuesin më të mirë në Evropë, “Këpuca e Art” për të gjashtën herë, transmeton Indeksonline.
Argjentinasi ka shënuar 36 gola gjatë këtij sezoni në La Liga. I dyti doli sulmuesi i PSG-së, Mbappe me 33 gola.
Messi edhe pse mungoi afro dy muaj për shkak të lëndimit arriti që ta rrëmbej përsëri këtë çmim./Indeksonline/