75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

1001 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1001 tiketa trafiku në 24 orët e fundit për shoferët e papërgjegjshëm.

Stacionet policore në Kosovë kanë arritur të identifikojnë  49 aksidente trafiku, ku 25 kanë qenë me të lënduar.

Policia ka arrestuar 21 persona që i kanë thyer ligjet gjatë ditës së djeshme. 11 nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër në vuajtje të dënimit./Indeksonline/