75 Mall Live Search
12:34 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Gent Cakaj ia mohon pozitën “Konsull Nderi të Kosovës”, personit që fitonte tenderë me dokumente të rreme

Ushtruesi i pozitës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj ia ka mohuar Kosovës edhe një konsull nderi në Shqipëri, mësojnë burimet e Indeksonline.

Bëhet fjalë për Arbër Abazin, nipin e deputeti të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, shkruan Indeksonline.

Sadri Abazi

Arbër Abazi është i njohur në Shqipëri për skandalet me kompaninë e tij “Alko Impex”.

Në vitin 2018-të kjo kompani ishte s’kualifikuar nga procedurat e prokurimit publik për 1-3 vite për shkak se kishte tentuar të fitonte tenderë me anë të dokumenteve me përmbajtje të rreme.

Kompania e Abazit brenda tre viteve, 2014-2017-të kishte marrë 10.8 milionë euro nga tenderët në shtatë bashki.

Kryesisht të gjitha tenderët kishin të bënin me pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. 

Hiq më mirë nuk është as deputeti i Sadri Abazi i cili në vitin fillim të këtij viti u zbulua se kishte gënjyer në CV e tij. Ai kishte shkruar se ishte diplomuar në akademinë ‘IRU’ në Gjenevë në vitin 2002.

Por faktikisht kjo akademi është vetëm një kurs për trajnimin e shoferëve të kamionëve. /Indeksonline/