Humbni 10 kilogramë brenda muajit, me këto ushqime
Të humbësh 10 kilogramë në një muaj ju duket ëndërr? Nuk është aspak kështu, nëse ndiqet regjimi i duhur ushqimor, dhe shmangen ushqimet e ndaluara.
Si funksionon një dietë e tillë? Gjëja e parë që duhet të bëni është që të ndiqni rregullat e saj, ku dieta duhet shoqëruar edhe me aktivitet fizik.
Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni ushtrime të rrepta, por se mund të mjaftoheni me së paku 30 minuta ecje në ditë. Mëngjesi duhet konsumuar brenda gjysmë ore pas zgjimit dhe një tjetër gjë që nuk duhet të harroni, është që të pini minimumi 2 kilogramë ujë në ditë. Këshillohet që të shmangni sa më shumë proteinat, sidomos në javën e parë të dietës, e cila është edhe më e rëndësishmja për të humbur peshë.
Më tej synoni mish të bardhë dhe peshk, si dhe bishtajat. Bizelet, fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë të pasura me proteina bimore, të cilat ofrojnë edhe ndjesi ngopjeje.
Përdorni vezë, por dhe djathë të freskët dhe jo të stazioniuar. Po ashtu qumështi duhet të jetë pa yndyrë dhe mund të konsumoni edhe dy fruta të stinës në ditë.
Shumë mirë mund të konsumoni edhe një porcion oriz integral, të shoqëruar me perime dhe erëza. Ndërsa për bukën, mund të konsumoni një fetë në ditë, me kusht që të jetë e thekur, shkruan noa.al.
Edhe fruta të thata mund ti konsumuni, por jo në sasi të mëdha dhe gjithçka duhet të jetë në sasi të reduktuar. Nëse për një muaj konsumoni vetëm ushqimet që iu përmendëm, pa e tepruar në sasi, pas 30 ditësh do të peshoni dhjetë kilogramë më pak.