Gjendet i vdekur personi që u raportua i zhdukur në Pejë
47 vjeçari Rrustë Rexhepaj është gjetur i vdekur sot në parkun e qytetit të Pejës.
Se i njëjti është gjetur pa shenja jete është konfirmuar për Indeksonline edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ndryshe Rexhepaj është raportuar si i zhdukur në stacionin policor me datën 21 të këtij muaji, raporton Indeksonline.
E sipas familjarëve të tij është thënë se ai së fundi kishte braktisur punën dhe se nuk ndihej mirë me shëndet. Më 16 maj ai kishte dalë nga banesa pa treguar se për ku po nisej, duke lënë madje edhe letërnjoftimin dhe telefonin e që familjarët prej asaj dite nuk kanë pasur më informacione për vendodhjen et j./Indeksonline/