Mercedes i jashtëzakonshëm, Hamilton triumfon në Monaco
Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Monacos.
Piloti i Mercedes doli i pari në një garë shumë të tensionuar, ku deri në përfundim ishte në dyshim se a do të mund të përfundonte garën me gomat të cilat i kishte të harxhuar.
I dyti pas tij doli Max Verstapen me Red Bull, por ai u penalizua dhe vendi iu lëshua Sebastian Vettel.
Ndërsa në vendin e tretë u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas. /IndeksOnline/