Mustafa mbledh sot deputetët e LDK-së, nuk bëhet e ditur tema e diskutimit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë sot një takim me deputetët nga radhët e kësaj partie.
Takimi zhvillohet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe fillon në ora 12:30, transmeton Indeksonline.
Nuk është bërë e ditur tema e cila do të zhvillohet në këtë takim, por që duhet përkutjuar se procesi zgjedhor brenda LDK-së është në zhvillim e sipër ndërsa e njëjta parti bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje së fundi kanë bërë të ditur se janë duke u dakorduar për një mocion drejt rrëzimit të Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/