Rita Ora, mbretëresha që mori vëmendje në koncertin e BBC Radio
BBC Radio 1 edhe këtë vit mblodhi yjet më në zë në botë, për një koncert madhështor.
Zara Larsson, Miley Cyrus e James Arthur ishin disa nga emrat që u ngjitën në skenë për të performuar para qindra adhuruesve të muzikës në Angli.
Në mesin e artistëve, nuk mungoi as ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora, e cila ishte edhe mbretëresha e këtij eventi.
E kuruar deri në detajet e fundit, me një veshje ekstravagante duke sjellë ngjyrat pranverore që i rrinin aq bukur në linjat thuajse perfekte, Rita dukej mahnitëse.
Ju sjellim disa imazhe të Ritës gjatë perfomancës së saj në këtë koncert./Indeksonline/