75 Mall Live Search
16:02 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Shqiptari godet gruan dhe veten me çekiç, çifti rëndë në spital

Në Paullo të Italisë një shqiptar ka goditur me çekiç në kokë gruan e tij, më pas një fqinj dhe në fund veten. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari dhe gruaja e tij janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 09: 30 minuta të mëngjesit të sotëm. Shqiptari një 65-vjeçar, thuhet se  prej tre muajsh ishte i papunë. Mediat italiane shkruajnë se kushtet e rënda ekonomike mund ta kanë çuar shqiptarin drejt tentativës së vrasjes së gruas së tij një shtëpiake 69-vjeçare.

Sherri i përgjakshëm ka ndodhur në godinë numrin 4 të Via Primo Maggio, ku çifti jetonte.

Sipas karabinierit, të udhëhequr nga Antonio Ruotolo, burri dhe gruaja kishin debatuar në shtëpi rreth orës 9 dhe në fund të një mosmarrëveshjes ka ndodhur dhuna. Ai më vonë teksa po zbriste nëpër shkallë kishte takuar një fqinj, një 77-vjeçar italian ku e kishte qëlluar edhe atë. Mësohet se fqinji i çiftit shqiptar kishte dalë nga shtëpia e tij, pasi ishte alarmua nga britmat.

65-vjeçari është në koma, ndërsa gruaja e tij shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka një plagë të madhe në kokë. Për fat të mirë fqinji i çiftit shqiptar ka marrë plagë të lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari dhe gruaja e tij u morën me helikopter në Humanitas dhe u dërguan në spital. Ndërsa raportohet se gruaja nuk kishte bërë asnjë ankesë më parë në polici ndaj burrit të saj./ abcnews.al