Ekskluzive: Nëse vendoset që Trepça 89 të luaj në barazh, presidenti Zeka do ta qoj rastin në UEFA
Trepça 89 vazhdon të pretendoj se skuadra që duhet të luaj në barazh është Drita. Sipas ekipit mitrovicas, gjilanasit në ndeshjen kundër Flamurtarit kanë aktivizuar një futbollist që nuk ka qenë i licencuar dhe sipas rregulloreve kjo duhet të denohet me minus pikë.
Presidenti i Treçës 89, Abedin Zeka i ka thënë Indeksonline që nëse komisioni vendos që skuadra e tij të luaj në barazh, ndeshjen do ta zhvilloj për më pas do ta ngrit rastin në UEFA.
“Nëse ka drejtësi Trepa 89 nuk luan në barazh. Nëse refuzohet ankesa, ne do të luajmë në barazh gjithsesi, por pastaj do të merrem në hapat më tutje. Aty dikush ka me i pagu dëmshpërblimet. Nëse kanë gabu komisionet unë do të kërkoj përkrahje nga UEFA, do të shkoj në UEFA të ankohem. I kam avokatët e mi, sepse ata nuk kanë asnjë bazë për me ma hudhë poshtë ankesën” ka deklaruar Zeka për Indeksonline.
Federata e Futbollit të Kosovës pritet që të martën të marr vendimin përfundimtar në lidhje me ankesën e Trepçës 89. /Indeksonline/