75 Mall Live Search
21:05 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Milionere me një jetë të thjeshtë, Emina Çunmlaj mbledh perime në kopshtin e shtëpisë në fshat

Emina Çunmulaj ndonëse ka një karrierë të suksesshme dhe bën një jetë luksoze në Amerikë, ajo çdo herë ka treguar se vjen nga një fshat i Malit të Zi dhë është shumë krenare për prejardhjen e saj.

Modelja shqiptare vazhdimisht e tregon një gjë të tillë në postimet që bën, e së fundi Emina po qëndron në vendlindje ku edhe ka sjellur fotografi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ajo ka postuar një imazh përkrah babait të saj derisa ata të dy ishin duke mbledhur perime në koshtin e shtëpisë për të përgatitur ushqimi tradicional.

“Jetë e thjeshtë, me babain tim duke mbledhur dhe pastruar qepë për të përgatitur laknor i cili është ushqim tradicional shqiptarë”, ka shkruar Emina.

Kutojmë që modelja është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian dhe është nënë e dy vajzave./Indeksonline/