75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët bllokojnë rrugën në lagjen e boshnjakëve

Dhjetra serbë kanë dalë në rrugën kryesore në lagjën e boshnjakëve të cilën e kanë bllokuar me kontejnerë të mbeturinave.

Të revoltuar me situatën, serbët janë duke kontrolluar lëvizjet e makinave dhe njerëzve, shkruan Indeksonline.

Njësia speciale e Kosovës, Rosu, sot në mëngjes ushtroi një aksion kundër kontrabandimit dhe krimit të organizuar, ku arrestoi më shumë se 10 persona, derisa dy policë mbetën të plagosur për shkak të rezistencës me armë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie. /Indeksonline/