75 Mall Live Search
12:59 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Ambasadori rus: Jemi të revoltuar, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të rusëve

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Chepurin ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri.

Ndër të arrestuarit e sotëm nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shqiptarë, serb por edhe rus.

Me këtë rast Chepurin ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të rusëve duke thënë se kërkojnë përgjegjësinë e të gjithë atyre që janë fajtor për këtë aksion, transmeton Indeksonline.

“Jemi të revoltuar nga provokimet e autoriteteve të Prishtinës në raport me qytetarin rus, që është pjesë e UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të rusëve dhe një referencë të përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë fajtor për këtë”, tha Chepurin./Indeksonline/