Fillon mobilizimi i qytetarëve shqiptar për t’i ndihmuar çiftit që u ‘mashtrua’ nga Loredana
Loredana Zefi u bë e njohur për lidhjen e saj me reperin nga qyteti i Ferizajit, Mozzik.
Por përtej kësaj, ajo famën e saj e rriti edhe më shum kur me projektet e saj muzikore arriti të zgjojë interesim të madh tek publiku shqiptarë dhe më gjerë.

Por interesimi për emrin e Loredanës u rrit edhe më shum kur ajo u akuzua se në shtetin Zvicerran ku ajo punon dhe vepron, kishte mashtruar një çift të moshuar zviceran, kështu duke përfituar nga ta shuma të mëdha parash.
Petra (52 vite) dhe Hans (53 vite), pra çifti zviceran pretendojnë se Loredana u’a mori rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.
Edhe pse Loredana dhe Mozzik e mohuan kategorikisht këtë akuzë, çështja ende mbetet e hapur për organet e drejtësisë.
Tashmë blogeria Fatjonë Krasniqi së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, kanë marrë iniciativë për të filluar një fushatë donacioni për Petrën.
“Së
bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë
donacioni për Petrën” ka thënë 23 vjeçarja.
Ky grup blogeresh kanë dashur të tregojnë se shumë shqiptarë u distancuan nga
veprimet e paligjshme.
Edhe
një çift tjetër zviceran kanë shprehur gatishmëri për ta ndihmuar çiftin që
dyshohet se e ka mashtuar reperja Loredana Zefi.
Siç shkruan në “20minuten” ata janë prekur shumë nga ky rast.