Ky është polici që u lëndua nga arma e zjarrit sot në aksionin e realizuar në veri
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka realizuar sot një aksion në veri të Kosovës, në Drenas si dhe ne disa komuna të tjera.
Por aksioni më i vështirë për t’u realizuar ishte sigurisht në veri të vendit. Qytetarë të shumtë serb vendosën që të kundërshtonin këtë aksion duke provuar të vendosnin barrikada për pjesëtarët e policisë.
Kamionë, vetura e zjarre gjendeshin përballë policisë, por të gjitha këtu u kaluan për t’u realizuar aksioni në përpikmëri.

Por gjatë realizimit të aksionit të lënduar mbetën pesë policë, një nga arma e zjarrit, një nga predha si dhe tre të tjerë gjatë largimit të barrikadave.
Polici i cili pati lëndime më të rënda nga arma e zjarrit është Hysen Ademi, i cili edhe u shtri në spitalin e Gjakovës, raporton Indeksonline.
Për vizitë tek Ademi ishte edhe Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Gjatë kësaj vizite Gjini përmendi edhe punëtorin e ATK-së, Marjan Gjokaj i cili ka dy ditë që është arrestuar nga autoritetet serbe dhe po vazhdon të mbahet në arrest.
Postimi i plotë:
Përderisa policët tanë duke i kryer detyrat e tyre në luftë kundër krimit të organizuar përballen me plumbat e kriminelëve të cilët i mbron shteti serb, qytetarët tanë plotësisht të pafajshëm arrestohen në Serbi.
Policit trim Hysen Ademi i dëshirova shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij!
Në të njejtën kohë iu bëj thirrje para së gjithash institucioneve të BE që duke e parë gjendjen në vërtetësi të plotë, ta rrisin trysninë në shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Marjan Gjokaj i cili pa asnjë arsye të logjikshme po mbahet në arrest!
