12-vjeçari bënte detyrat në rrugë, milioneri e bën me shtëpi
Një milioner nga Bahreini ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi për një 12-vjeçar, fotografia e të cilit duke bërë detyrat nën ndriçimin e dritave të rrugës u bë virale.
Yaqoob Yusuf Ahmed vuri dorën në zemër pasi pa foton e Victor Martin Angulos, i cili dilte në rrugë për të bërë detyrat pasi shtëpia ku jetonte në Peru nuk kishte energji elektrike.

Jo vetëm kaq, por milioneri ka premtuar që të rindërtojë edhe shkollën ku mëson djaloshi, ndërkohë që ka vendosur energjinë në shtëpinë ku aktualisht banon Victori, i cili shumë shpejt do të shpërngulet me familjen në një shtëpi të re dykatëshe.


