Robocrop, roboti që mbledh mbi 25 mijë mjedra në ditë
Duke u dridhur dhe ngurrues, si fëmijë që përdorë një lugë duke u përpjekur për ta ngrënë supën pa e derdhur. Kështu dicka duket në fillim roboti i parë në botë për korrjen e frutave.
Roboti i quajtur ‘Robocrop’ kap mjedrën dhe e depoziton atë me kujdes në vend. I gjithë procesi merr rreth një minut për një mjedër të vetme, shkruan IndeksOnline.

Duket se shkon pak ngadalë për një robot i cili deri tani ka kushtuar 700,000 funte për t’u zhvilluar, por nëse gjithcka shkon sipas planit, kjo është e ardhmja e korrjes së frutave, apo mjedrës në këtë rast.
Versioni përfundimtar i robotit, i cili pritet të hyjë në prodhim vitin e ardhshëm, do të ketë katër doreza, të gjitha do të bëjnë korrjen në të njëjtën kohë. /IndeksOnline/