75 Mall Live Search
19:13 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Juventus do t’i jap dy futbollist për yllin e Fiorentinës

Federico Chiesa, sulmuesi i ri i Fiorentina-s është një nga objektivat e Juvenus-it për sezonin e ardhshëm. Klubi vjollcë e vlerësonte 80 milionë euro kartonin e 21-vjeçarit, por tani është gati ta shesë për 70.

Në garë është edhe Inter-i, duke parë se Chiesa është një nga kërkesat që ka bërë Antonio Conte, por Juventus mund tëpërfshijë në operacion dy lojtarë, që mund t’i interesojnë Fiorentina-s.

Bëhet fjalë për Riccardo Orsolini-n dhe Rogerio-n, të cilët kanë qenë të huazuar respektivisht te Bologna dhe Sassuolo në sezonin që sapo u mbyll.