75 Mall Live Search
19:53 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës,”Gjurmët” koncert me 20 këngë

Grupi kosovar “Gjurmët” po i rikthehen adhuruesve të tyre.

Ata do të mbajnë një koncert me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Koncerti do të mbahet më 12 qershor me fillim nga ora 20:30 në sallën 1 Tetori me moton “20 vjet në 20 këngë”.

Kujtojmë që Gjurmët i takojnë viteve të 1980-1986, duke i dhuruar muzikës shqiptare dhjetëra hite të pavdekshme./Indeksonline/