Limaj për autostradën: Ndjehem mirë që po finalizohet projekti të cilën e kisha ideuar në vitin 2010
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës për përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Limaj ka thënë se ndjehet mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur drejtonte ministrinë e Transportit.
Këtij shkrimi në ‘Facebook’, Limaj ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të asaj kohe.
“Pas “Rrugës së Kombit”, autostrada “Arbën Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin”, ka shkruar Limaj.
Të nderuar qytetarë,
pak orë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, autostradë kjo që do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje.
Ndjehem mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur e drejtoja Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit.
Pas “Rrugës së Kombit”, autostrada “Arbën Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin.
Urime qytetarëve të Kosovës për këtë projekt madhor.
(Foto e vitit 2010, koha kur drejtoja Ministrinë e Transportit kur ishte ideuar dhe projektuar ndërtimi i kësaj autostrade)
FL