Agnelli kapet “mat” në hotel, një shqiptar po e afron me Sarrin
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ndodhet në Baku të Azerbajxhanit. Ai po qëndron në hotelin e njëjt ku ndodhet skuadra e Chelseat.
Arsyeja kryesore është trajneri Sarri. Tuttosport raporton se mes Sarrit e Agnellit ka patur një diskutim të shkurtër në mëngjes.
Fali Ramadani është agjenti që po i udhëheqë bisedimet mes Sarrit e Agnellit, të cilat pritet të vazhdojnë sot vonë pas ndeshjes, apo nesër në mëngjes.
Juventusi është i interesuar që para datës 1 qershor të zyrtarizojë trajneri e ri, e që me shumë gjasa do të jetë Sarri./Indeksonline/