75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Thaçi uron Shqipërinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar presidenti Thaçi.