75 Mall Live Search
17:12 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

I vlerësuar 9.6 në IMDB, seriali “Chernobyl” lë prapa të gjithë

“Chernobyl”, më protagonistë aktorët Jared Harris, Emily Watson dhe Paul Ritter, është bërë me shpejtësi seriali televiziv me vlerësimin më të lartë në IMDB, duke mundur “Game of Thrones” dhe “Breaking Bad”.

Seriali i Sky Original është një dramatizim i frikshëm i aksidentit bërthamor në uzinën bërthamore të Ukrainës në vitin 1986 dhe tregon historinë e atyre që përfshihen në shpërthimin.

Daily Mail shkruan se “Chernobyl”, që ka nisur të transmetohet që tre javë në Britani të Madhe”, ka notë 9.6 prej 10 nga rreth 26 mijë fansa që e kanë vlerësuar atë në IMDb.

Derisa “Breaking Bad” ka notë 9.5 prej 10 të mundshme nga vlerësimi i 1,194,332 fansave, kurse Game of Thrones ka 9.4 nga vlerësimi i 1,512,733 fansave. /IndeksOnline/