75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Qeveria pranon raportin për Kosovën, thuhet se ka të gjetura të përziera me vlerësime e kritika

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka dorëzuar sot raportin për Kosovën të Komisionit Evropian tek kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Me të pranuar raportin, Haradinaj ka deklaruar se është një raport me të gjetura të përziera, se ka vlerësime, kritika, por edhe kritika pikërisht për taksën 100%, raporton Indeksonline.

“Sot nuk do t’i bëjmë analizën e raportit, por javën që vjen së bashku me ministren Hoxhaj do të ftojmë këshillin ndërministror për integrime evropiane për t’i bërë një analizë raportit për të gjitha të gjeturat, në mënyrë që të nxjerrim detyrat e  shtëpisë, por edhe të japim përgjigje në këto të gjetura. Është një raport me gjetje të përziera, në raste të caktuara ka vlerësim pozitiv për progresin e arritur  dhe në disa raste tjera ka kritika, për shembull edhe për taksën, por në përgjithësi reflekton të gjeturat e të arriturave, por edhe ngecjeve dhe sfidave që ka Kosova”, tha Haradinaj.

Sa i përket numrit të zëvendësministrave aktualë, e cila përmendet në raportin e Progresit, Haradinaj tha se kjo është diskutuar në ligjin për qeverinë, i cili do ta zgjidhë këtë problem për të gjitha qeveritë e ardhshme./Indeksonline/