Për dallim nga nëna e saj, vajza e Teuta Krasniqit dëshiron të bëhet piktore
Thonë që talenti dhe dashuria për artin trashëgohet.
Edhe Kaia, vajza e vogël e aktores Teuta Krasniqi duket se në një të ardhme do t’i hy botës së artit.
Vogëlushja për dallim nga nëna e saj, e do më shumë pikturën.
Është Teuta ajo që ka postuar një video në llogarinë Instagram, teksa shihet Kaia në tokë duke shkrirë talentin e saj me disa ngjyra prej pluhuri, ndërsa thotë që po bën një “punim artistik”.
Kujtojmë që edhe vajza e saj e madhe Tara, tashmë i ka hyrë botës së artit, ajo madje ka realizuar edhe një këngë./Indeksonline/