75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Ali Ajeti, pishtar i luftës çlirimtare

Kryeministri Ramush Haradinaj në 30-vjetorin e rëniës ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti.

Haradinaj tha se Ajeti tërë jetën u angazua për të drejtën e kombit duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim.

“Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në 30-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, u angazhua për të drejtën e kombit. Ai, bashkë me shokët e tij, i paraprinë kryengritjes së armatosur, duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim. Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës.