Filharmonia e Kosovës, të dielën koncert në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
Në kuadër të festivalit ReMusica, Filharmonia e Kosovës do të mbajë një koncert në Katedralën “Shën Nënë Tereza”.
Koncerti në fjalë do të mbahet këtë të dielë me fillim nga ora 20:00, përcjellë Indeksonline.
Janë dy instrumentistët Daniel Boeke që vjen në klarinetë, ndërsa në tubë Thomas Leleu. Të dy artistët e huaj do të udhëhiqen nga dirigjenti Gregory Charette.
Në këtë koncert do të luhen veprat e kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj, Vittorio Monti, Georges Bizet dhe të Beethoven-it./Indeksonline/
