Bizneset private kundërshtuan, Kuvendi në Gjilan edhe një muaj pa vendim që punëtorët të kenë pushim të dielën!
Kuvendi Komunal në Gjilan ka vendosur që të shtyjë pikën e rendit të ditës e paraparë për të ndërmarrë vendim që dita e diele të jetë zyrtarisht ditë pushimi për të gjithë sektorët private që operojnë në këtë komunë.
Propozimi në fjalë mbetet të diskutohet një muaj më vonë, transmeton Indeksonline.
Bizneset e shumta gjilanase tashmë janë shprehur haptazi kundër këtij vendimi, edhe pse klasa punëtore në këtë rast është e dëmtuar.
Ndërsa Komuna e Mitrovicës ka kohë që ka marrë një vendim të tillë dhe të gjithë ata që tentuan të mos-respektonin këtë vendim janë gjobitur./Indeksonline/