75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Angela Martini po bën libër për jetën e saj

Modelja shumë e njohur shqiptare, Angela Martini, e cila një vit më parë i dha fund beqarisë me partnerin Dragos Savulescu, vendosi që pas martese të heqë dorë nga modelingu dhe t’i përkushtohet projekteve filmike.

Angela aspiron të bëhet një producente e zonja, si dhe po sjell në treg librin e saj më të ri, të cilit ende nuk i ka vënë një titull.

Sipas “Newsbomb”, ndër të tjera modelja rrëfen në librin e saj rrugëtimin nga Shkodra drejt Zvicrës në moshën 10 vjeçare, si dhe të qenurit pjesë e stafit të Donald Trump.