Federata franceze dënon ashpër Balotellin
Mario Balotelli e nisi shumë mirë sezonin në Ligue 1 me Marseille duke shënuar tetë gola në 13 paraqitje.
Por si gjithmonë, sulmuesi italian nuk mundi ta përfundoj sezonin pa skandale.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Balotelli është ndëshkuar me karton të kuq.
Ai është dënuar me katër ndeshje dhe do të shikoj skuadrën nga tribunat deri në gjysmë të shtatorit. /IndeksOnline/