75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia konfirmon arrestimin e Rrahim Hahimit dhe Kadri Rexhepit

Indeksonline raportoi sonte ekskluzivisht për arrestimin e dyshes së njohur, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin  Prokurorisë Themelore Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Renda,  me ç’ rast është arritur rreth orës 20:00 të arrestohen dy personat e dyshuar Rr. H. dhe K.R. , nën dyshimin se kanë kryer veprën penale  “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340  lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së”, ka thënë Kelani.

Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë. /Indeksonline/