75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Mirëmbajtja e dobët në oborret e ndërtesave, prishtinasit ankohen ndaj “Hortikulturës”

Disa lagje të Prishtinës janë shprehur të pakënaqura me punën e ndërrmarjes publike lokale “Hortikultura”.

Sipas tyre, kjo kompani është duke neglizhuar detyrimet që i ka ndaj kryeqytetasve për mirëmbajtje të parqeve të ndërtesave.

Në lagjen, afër rrugës “Sylejman Vokshi” , – prapa Fakultetit Juridik-Ekonomik, vërehen parregullsi të shumta.

Njëri prej banorëve të kësaj pjese të Prishtinës deklaroi se puntorët e Hortikulturës po neglizhojnë në masë të madhe lagjen e tyre.

“Punëtorët po vijnë dhe punojnë një orë dhe mbështeten në kafe pinë kafe dhe ikin e njëjta gjë është përsëritë edhe para dy jave. Si qytetarëve që ju keqpërdoret taksa për mirëmbajtjen e kryeqytet të tyre nga Kompania “Hortikultura” dhe kurrë nuk i rrethojnë pemët e mbjellura vetëm shkelë e shko pa kurrfarë kriteri  ose mirëmbajtje estetike nga oborrtari”, është shprehur ai.